Babai i këngëtares shqiptare në gjendje të rëndë pasi infektohet me Covid-19

Prishtinë | 27 Jan 2021 | 13:49 | Nga Ekonomia Online

I ati i këngëtares, Çiljeta Xhilaga, është infektuar me Covid-19 dhe ndodhet në gjendje të rëndë. Kjo u bë e ditur mëngjesin e sotëm nga moderatori i “Wake Up”, Isli Islami.

Çiljeta ishte e ftuar sot në emision, por për shkak të gjendjes së rënduar të babit të saj, ajo e kishte të pamundur t’ishte prezente.

“Këngëtarja Çiljeta Xhilaga, e cila sot do të ishte pjesë e “Wake Up”-i, por këtë mëngjes na ka lajmëruar nëpërmjet një mesazhi që ka të atin të sëmurë që është për intubim.

Të shkuara babait të Çiljetës. Në këtë formë na lajmëroi që nuk mund të jetë dot pjesë e diskutimit”, bëri të ditur Isli.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme