Babai i Rita Orës nuk e harron zanatin e vjetër të familjes, i cili shpjegon edhe domethënien e mbiemrit të tyre

Prishtinë | 23 Qer 2021 | 13:43 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja shqiptare Rita Ora, është artistja e parë nga Kosova e cila depërtoi në tregun ndërkombëtar të muzikës.

Me debutimin e saj në vitin 2012, të gjithë ishin të apasionuar pas talentit që buronte nga një vajzë refugjate në Mbretërinë e Bashkuar, por e cila kishte lindur në kryeqytetin e një shteti të vogël, që quhej Prishtinë.

Ajo njihet me mbiemrin Ora, për lehtësi të shqiptimit nga të huajt, por në të vërtetë mbiemri i saj origjinal është Sahatçiu.

Këngëtarja 30-vjeçare ka prejardhje nga një familje e njohur me traditë në Pejë, të cilët shquheshin si orëtarë, me çka edhe i jep kuptimim domethënies së mbiemrit të tyre “Sahaçiu (orëndërtues)”.

E duket se këtë zanat nuk e ka harruar babai i artistes nga Kosova, Besnik Sahatçiu, i cili edhe pse prej afro tri dekadash jeton në Londër, vazhdon me kënaqësi të kultivojë herë pas here këtë zanat të vjetër.

Ka qenë së fundmi bashkëshortja e Besnikut dhe nëna e këngëtares, Vera, ajo e cila ka publikuar një fotografi të burrit të saj, ku shfaqet duke rregulluar një orë jashtë përdorimit.

Të ngjashme