Babai i princeshës ende nuk e ka takuar dhëndrin, del në internet kafe për të mësuar për dasmën

Prishtinë | 09 Maj 2018 | 09:07 | Nga

Babai i Meghan Markle është parë duke lexuar storiet rreth dasmës mbretërore në një internet-kafe – vetëm 10 ditë para se vajza e tij të martohet me princin Harry. Ndryshe kjo po cilësohet si dasma e vitit në Britaninë e Madhe, raporton Daily Mail, përcjell Insajderi.

Thomas Markle, 73 vjeçar, u pa në qytetin Rosarito në Meksikë, duke përdorur internetin për informacion rreth Princit Harry dhe bijës së tij aktores 36-vjeçare.

Ai ishte drejtor i ndriçimit në television, kurse tani në pension viziton rregullisht internet-kafenë sepse nuk ka rrjet të mjaftueshëm në shtëpinë e tij.

Ndryshe ai ende nuk e ka takuar dhëndrin e tij të ardhshëm.

Ndoshta ai po kërkonte frymëzim në internet, pasi mendohet se ai mund të mbajë një fjalim pasi ta shoqërojë vajzën e tij në altarin e martesës më 19 maj.

Markle kaloi 20 minuta duke shfletuar përmes artikujve të lajmeve rreth çiftit mbretëror, duke përfshirë një galeri fotosh në faqen e revistës Toën And Country me titull “Prince Harry dhe momentet më të ëmbla të Meghan Markle”.

Të premten, Markle u pa te një rrobaqepës në afërsi të shtëpisë së tij, ndërsa përgatitej të bënte gati konsumin e dasmës.

Më parë këtë javë, organizatorët e dasmës mbretërore më në fund konfirmuan se suita e aktores do të përbëhet nga babai dhe nëna e saj Doria Ragland, të cilët janë ftuar në dasmën e saj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme