Baby-G dhunohet nga ish-shoqja modele

Prishtinë | 31 Maj 2018 | 18:57 | Nga

Baby-G është dhunuar barbarisht nga ish-shoqja e saj modele, Bleta Gashi.

Këngëtarja shqiptare ka postuar në Instastory një foto ku shfaqet me shenja në fytyrë.

Në përshkrim, Baby-G sqaron se Bleta ishte e shoqëruar nga tre persona të tjerë kur kjo e fundit e sulmoi.

“Jam shumë e mërzitur që ndodhi kjo dhe dua të ndaj historinë time me të gjithë vajzat e reja. Kur jeni të suksesshme të tjerët duan t’ju shohin keq. Por asnjë femër nuk duhet të kalojë diçka të tillë,” shkruan ajo.

Ndërkohë, Bleta e ka denoncuar Baby G në polici dhe më pas ka postuar në Instastory:
“Edhe policia e di çfarë aktore je ti, shumë njerëz e panë çfarë ndodhi dhe çfarë djall-personi je. E vërteta do të dalë shpejt në shesh”.

Megjithatë në foton e fundit që modelja ka publikuar, fytyra e saj nuk duket aspak e lënduar.

https://www.instagram.com/p/BjW9bNbn0-e/?hl=en&taken-by=iambletagashi

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme