Balerini Ilir Shaqiri tregon se ka ndenjur në komë për dy ditë kur ishte 12-vjeç

Prishtinë | 12 Tet 2021 | 10:31 | Nga Ekonomia Online

Balerini Ilir Shaqiri po ashtu është një nga personazhet e njohura që po komentohet mjaft shumë për paraqitjen në Big Brother VIP.

Meqenëse ka disa ditë që kanë hyrë dhe se po qëndrojnë të izoluar në shtëpinë më të famshme, banorët deri më tani kanë rrëfyer shumë gjëra nga jeta profesionale e gjithashtu edhe nga ajo personale.

Balerini shqiptar së fundmi ka rrëfyer një nga ngjarjet që e ka lënë dy ditë në komë.

Ai thotë së ishte vetëm 12-vjeç kur kishte rënë nga një pemë dhe që e bëri ta humb edhe vetëdijen.

“Isha 11, 12-vjeç, isha në një pemë shumë të lartë e në majë të pemës dhe nga pema shoh gjyshin, më pas po thërrisja gjyshin tim, o gjyshi o gjyshi dhe më pas më rrëshqiti këmba dhe ngela dy ditë në koma”, ka thënë ai në komunikimin me Sabianin.

Të ngjashme