Banorët e Big Brother VIP zbatojnë provën e javës, Beniada dhe Einxhel marrin vëmendje duke bërë ‘twerk’

Prishtinë | 11 Nën 2021 | 14:31 | Nga Ekonomia Online

Banorët e Big Brother VIP po vazhdojnë të përballen me sfida e prova të ndryshme.

Prova e kësaj jave e caktuar nga “Vëllai i Madh” kishte të bënte me vallëzim në çift, gjersa edhe në këtë nuk munguan të qeshurat dhe argëtimet në mes tyre.

Derisa është lëshuar një muzikë, modelja Beniada Nishani dhe prezantuesja Einxhel Shkira filluan të kërcenin e madje të bënin edhe ‘twerk’.

Kjo shkaktoi brohërima nga banorët e tjerë, derisa po darkonin bashkë jashtë e po bisedonin.

Në videon e publikuar në faqen zyrtare të BBV, reagimet kanë qenë të menjëhershme për veprimet e dy artisteve.

Të ngjashme