Bashkëpunimi i Dafinës me Ledrin e Lumi B, zbulohet data dhe titulli i këngës

Prishtinë | 25 Qer 2020 | 15:55 | Nga Ekonomia Online

Treshja Dafina Zeqiri, Ledri Vula e Lumi B po sjellin këngën e cila pritet të jetë ndër më të dëgjuara këtë verë.

Ka ditë që po përflitet e po prezantohet kënga e cila ka bërë bashkë treshen Dafina, Ledri e Lumi.

Reperët janë mysafirë të këngës së Dafinës, e cila tashmë është konfirmuar se ka titullin ‘Aman’, për të cilën ata gjatë gjithë javës kanë bërë xhirimet për videoklip.

Ata vazhdimisht kanë postuar fotografi e momente nga këto xhirime, ndërsa sot kanë konfirmuar titullin e këngës dhe datën e publikimit, që është 1 korrik, shkruan Gazeta Express.

Kjo këngë po pritet me padurim, si nga miqtë e të afërmit e treshes, të cilët e kanë shprehur me komente në postimet e tyre, e gjithashtu edhe nga fansat e muzikës shqipe.

Të ngjashme