Bashkëshortes i pengonte suksesi i Channing Tatumit

Prishtinë | 04 Pri 2018 | 12:50 | Nga

Channing Tatum dhe Jenna Dewan Tatum kanë kërkuar të shkurorëzohen pasi nuk “ndjenin më dashuri”.

Çifti, të dy 37-vjeçarë, njoftuan ndarjen gjatë kësaj jave pas nëntë vjetësh martesë ndërsa një burim ka pohuar se ndarja e tyre erdhi për shkak të punës.

Një burim i ka thënë revistës “New York Post” se Jenna besonte se bashkëshorti nuk po punonte sa duhet në lidhjen e tyre, derisa e kishte problem suksesin e yllit të filmit “Magic Mike”.

“Ishte në problem për shkak të suksesit të tij. Ai refuzoi shumë punë për shkak të saj dhe kishin mosmarrëveshje”, ka thënë ky burim.

Çifti njoftimin për ndarje e bëri përmes Instagramit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme