Bashkëshortja e Haradinajt ngushëllohet me një shishe verë të shtrenjtë

Prishtinë | 08 Tet 2019 | 15:49 | Nga Ekonomia Online

Ramush Haradinaj ishte një ndër kryeministrat më të përfolur i viteve të fundit në Kosovë për shkak të vendimeve që mori qeveria e tij, por edhe nga raportet që ngriti me kundërshtarët politikë.

Megjithatë, gjatë zgjedhjeve të fundit ai nuk arriti të kapë rezultatin e nevojshëm për të qenë në krye të listës së kandidatëve për kryeministër, gjë të cilën e ka pranuar edhe përmes një reagimi publik pas qartësimit të rezultatit.

Haradinaj e pranoi humbjën duke falenderuar çdokënd që besoi tek ai.

E tani që zgjedhjet mbaruan e ai humbi, brenda shtëpisë së tij, dhimbja e humbjes po shuhet me verë.

Të paktën këtë të lë të kuptosh postimi i fundit në Instagram i bashkëshortes së Haradinajt, Anitës.

Postimi i Anita Haradinajt në InstaStory:

Kjo e fundit ka hedhur në story-n e Instagramit një shishe me verë të markës së shtrenjta “Sassicaia”. Çmimi një shisheje me këtë verë nis nga 138 euro…

“N’me t’mirin vend. Në shpi”, shkruan Anita ndërkohë që në sfond duken pamjet e ambienteve të shtëpisë.

Çmimi i një shisheje verë “Sassicaia” sipas specifikave dhe vendeve ku shitet:

Të ngjashme