Bashkimi rrëfen ç’po ndodh mes tij dhe Alvisës: Kam një dhomë për të

Prishtinë | 16 Jan 2022 | 10:54 | Nga Ekonomia Online

Alvisa dhe Bashkimi kanë qenë të ftuar në emisione të ndryshme ku kanë folur për lidhjen e tyre. Ata janë shprehur se nuk janë çift dhe e sqaruan deklaratën e tyre.

Alvisa: Ne jemi në njohje e sipër.

Bashkimi: Nuk më pëlqejnë epitetet, po e njoh këtë vajzë. Epitetet kanë përgjegjësi.

Alvisa: Çift quhemi kur marrëdhënia të thellohet. Se ne nuk e njohim njëri-tjetrin aq mirë.

Në një intervistë të dhënë për “Prive” së fundmi, Bashkimi ka folur më shumë për marrëdhënien e tyre. Ai zbuloi se për momentin po qëndron në Mitrovicë edhe pse e viziton shpesh Tiranën për të takuar Alvisën.

Ish-konkurrenti rrëfeu se i ka kërkuar Alvisës të mos nxitohen pasi kanë të gjithë kohën e nevojshme të njihen jashtë, pa kamera. Ata kanë kontakte edhe me familjet e njëri-tjetrit, ndërsa përsa i përket planeve për të ardhmen, kanë rënë dakord që të qëndrojnë në Tiranë.

Ajo që na bëri përshtypje ishte se ai tregoi se në shtëpinë e tij në Mitrovicë kishte tashmë edhe një dhomë për Alvisën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme