Bateristi Steven Adler thotë se është “gjallë dhe mirë” pas incidentit të vetë-shpimit

Prishtinë | 06 Kor 2019 | 15:17 | Nga Ekonomia Online

Ish-bateristi i Guns N’ Roses, Steven Adler, i ka siguruar fansat se është “gjallë dhe mirë” pasi u hospitalizua për plagë të shkaktuara nga vetë ai përmes shpimit javën e kaluar.

Shërbimet emergjente u thirrën në shtëpinë e Adler në Studio City, California, pas raportimeve që ylli e kishte shpuar veten në stomak.

Bateristi, i cili ishte anëtar i Guns N’ Roses gjatë viteve të famshme të 1980-ta, tani e ka postuar një video në faqen e tij të Facebookut duke i siguruar fansat që ai ndihet mirë pas incidentit dhe se do të performojë në të gjitha performancat e tij të ardhshme siç është planifikuar, shkruan KOHA Ditore.

“Më vjen keq për të gjithë këtë konfuzion mediatik që po ndodh,” tha ai në klip. “Jam gjallë dhe mirë. Mezi po pres t’i shoh të gjithë më 12 korrik në Golden Nugget në Las Vegas dhe 13 korrik në këtë tubim motoçiklistësh në Oregon, i cili do të jetë i mahnitshëm. Dhe i dua të gjithë, dhe mezi po pres t’i takoj dhe t’i përqafoj të gjithë. Faleminderit shumë për dashurinë dhe mbështetjen tuaj”.

Pas hospitalizimit të tij, përfaqësuesi i rockerit tha për TMZ se shpimi me thikë nuk ishte ndonjë përpjekje për vetëvrasje dhe se ai e shkaktoi vetëm një “plagë shumë të vogël, sipërfaqësore”.

Steven interpretoi në disa nga hitet më të mëdha të Guns N’ Roses, duke përfshirë edhe “Welcome to the Jungle”, “Sweet Child o’ Mine” dhe “Paradise City” – por u shkarkua nga bendi në vitin 1990 për shkak të përdorimit të drogës.

Ai tani është frontmen i një bendi të ri të quajtur “Appetite Adler”, dhe planifikohet të kthehet në skenë në Golden Nugget Las Vegas më 12 korrik.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme