Beatrix mungon në Fan Club, moderatorja tregon se ajo nuk ndjehet mirë

Prishtinë | 23 Jan 2022 | 14:15 | Nga Ekonomia Online

Në Fan Club sot kanë qenë të ftuar të eliminuarit e fundit të Big Brother Vip.

Dagz dhe Xheisara janë dy prej tyre të cilët kanë treguar gjerësisht përvojën e tyre brenda shtëpisë për aq kohë sa qëndruar në BBV.

Pas tyre radhën e kishte Beatrix Ramosaj si e eliminuara e të premtes, duke lënë brenda të dashurin e saj Donaldin.

Që kur nisi lidhjen me aktorin Veshaj, këngëtarja Ramosaj në vazhdimësi është kritikuar dhe kryqëzuar nga publiku duke u ciësuar si ajo e ‘treta’ që ia merr të dashurin një femres tjetër.

Kujtojmë se disa herë brenda shtëpisë Trixa e ka theksuar se ka frikë për pjesën kur të dalë jashtë Big Brother.

Dojna Mema ka treguar se Beatrix nuk do jetë prezente në këtë emision për shkak se ajo ndihet keq emocionalisht dhe është shumë e ngarkuar psikologjikisht.

Ajo po ashtu theksoi se Trixa i ka premtuar se do vijë javën tjetër.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme