Beatrix paralajmëron padi ndaj një qytetareje

Prishtinë | 03 Maj 2022 | 16:33 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja Beatrix Ramosaj vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së publikut dhe mediave.

Ajo para disa ditësh publikoi një video ku fliste për bullizimin që i është bërë gjatë kohës së fundit, shkruan lajmi.net.

Po ashtu ajo ka paralajmëruar padi ndaj të gjithë atyre që e bullizojnë tash e mbas.

E siç duket një padi e pret edhe njërën nga ndjekëset e saj, pasi ajo ka kohë që i dërgon Trixës mesazhe negative, e kjo e ka irrituar këngëtaren ku dhe ka publikuar mesazhet.

“Zgjohem pothuajse çdo mëngjes me mesazhe të tilla nga zonja e nderuar Alexa. Dua t’i them që shpresoj një ditë Zoti t’ja pastrojë zemrën edhe mllefin që ka, sepse duke e shfryrë tek unë nuk e ndihmon aspak dhe nuk përcjell një mesazh të mirë tek familja juaj. E nëse dikush do të ndjek çështje gjyqësore ndaj dikujt, jam unë ndaj teje e dashur. Ditë të mbarë”, ishte mbishkrimi i Trixës.

Ndryshe Trixa ishte pjesë e “Big Brother VIP” ku edhe krijoi një lidhje me Donaldin, mirëpo kjo lidhje u përfundua pak kohë pas përfundimit të spektaklit.

Të ngjashme