Beatrix Ramosaj demanton lajmet se do të jetë pjesë e “Dance With Me”

Prishtinë | 20 Sht 2022 | 15:59 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja e njohur shqiptare, Beatrix Ramosaj, u përfol së fundmi se do të jetë pjesë e spektaklit “Dance With Me”.

Ajo është komentuar për hyrjen në këtë shou prej disa ditësh, por duket se nuk është në planet e saj për shkak të angazhimeve të tjera në karrierë.

Në një postim të fundit të shpërndarë me fansat në InstaStory, ajo thotë se do të shihen në forma të tjera.

E njëjta me këtë rast thekson se ka nisur punën për videoklipet e reja dhe se së shpejti do të ketë disa befasi.

Postimi i plotë i Ramosajt (pa ndërhyrje):

“Për dashamirësit e mi,

Faleminderit që vazhdoni dhe më shprehni dëshirën çdo ditë për të më shikuar në emisione televizive, por ne do të shihemi në forma të tjera së bashku.

Jam në xhirime te videoklipeve të reja dhe disa surprizave të tjera vizuale, nën drejtimin e kushteve dhe dëshirave të mia.

Ju dua, Beatrix


Të ngjashme