Beatrixi e thotë hapur: Më mungon…

Prishtinë | 14 Gus 2017 | 09:57 | Nga

Këngëtarja Beatrix Ramosaj një muaj më parë solli projektin “Pa ndjenjë”, në të cilin erdhi me skena të nxehta.

Në klipin e kësaj kënge, i cili u komentua shumë, Beatrix vjen me disa skena “hot” me balerinin Kris Dalipi.

Madje, pas këtij klipi Beatrix po flitet që është në lidhje me Krisin dhe veprimi i fundit i saj vetëm sa shton më shumë dyshimet.

Në Insta-Story, Beatrix ka publikuar një foto të balerinit, i cili po gjendet në Amerikë, duke shkruar “Më mungoooon” dhe disa figura të zemrave sipër.

Se a ka diçka më shumë mes tyre, sesa vetëm shoqëri dhe bashkëpunim në klip, mbetet të shihet në vazhdim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme