Bebe Rexha ato i vë gjithnjë në plan të parë

Prishtinë | 22 Nën 2017 | 22:15 | Nga

Këngëtarja Bebe Rexha është shumë e pëlqyer nga publiku për këngët e saj.

E njëjta është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me fansat imazhe të ndryshme nga përditshmëria e saj.

Së fundmi, ajo u komentua për dukjen e saj në “American Music Awards”, ku u shfaq mjaft elegante veshur me një fustan të hirtë që i përshtatej për trupi.

Këngëtarja shquhet për format trupore, ndërsa shfaqet mjaft e ekspozuar në paraqitjet e saj.

Në imazhet e fundit që Rexha ka ndarë me ndjekësit në rrjetin social Instagram, ajo shfaqet mjaft atraktive, teksa vërehet tendenca e saj për të vënë në pah të pasmet.

Fillimisht, ajo publikoi në InstaStory një fotografi nga prapaskenat e “American Music Awards” ku shfaqej e fotografuar nga mbrapa, ndërsa fokusonte të pasmet atraktive.

Ndërsa, vetëm pak ditë më pas, Bebe publikoi edhe një tjetër fotografi, ku kësaj radhe shfaqej e veshur me një fustan të zi, ndërsa të pasmet ishin sërish në rend të parë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme