Bebe Rexha bëhet pjesë e Netflix, ja seriali i animuar ku do të marrë pjesë

Prishtinë | 03 Qer 2021 | 14:53 | Nga Ekonomia Online

Bebe Rexha është një ndër artistët që do të marrë pjesë në serialin e ri të animuar të “Netflix”, i titulluar “We the People”.

Traileri i serialit u publikua ditën e djeshme dhe Bebe zgjodhi që gëzimin ta ndante me të gjithë duke postuar një imazh në Instastory që jepte lajmin e gëzueshëm.

Sipas “Netflix”, krijuesi i “Doc McStuffins”, Chris Nee, është ribashkuar me ish-presidentin Barack Obama dhe “Higher Ground Productions” të Michelle Obamas për serinë e animuar.

Seriali prej 10 episodesh i Nee, i prodhuar nga Kenya Barris, ndërthur muzikë dhe animacion për të edukuar një brez të të rinjve amerikanë për fuqinë e njerëzve.

Seriali përmban këngë origjinale të interpretuara nga artistë duke përfshirë HER, Janelle Monae, Brandi Carlile, Lin-Manuel Miranda, Adam Lambert, Cordae, Bebe Rexha, KYLE, Andra Day dhe poeten Amanda Gorman. Çdo episod, i cili përdor një ndërthurje të stileve të animuara, është një thirrje për veprim për të rimenduar, si një gjë të gjallë që merr frymë dhe për të rikonfirmuar të kuptuarit e asaj që do të thotë qeveri dhe qytetari në një botë moderne.

Përveç Barack dhe Michelle Obama, Tonia Davis dhe Priya Saminathan janë pjesë e “Higher Ground”. Edhe Ada Chiaghana, Erynn Sampson e PeeDee Shindell.

“We the People” do të publikohet më 4 korrik në “Netflix”.

Të ngjashme