Bebe Rexha do të ndërtoj dy shtëpi në Bubq: Paratë do menaxhohen nga unë, jo nga qeveria

Prishtinë | 02 Dhj 2019 | 16:23 | Nga Ekonomia Online

Bebe Rexha arriti sot në Shqipëri dhe nisi menjëherë me inspektimin e zonave të prekura nga tërmeti, ajo premtoi ndërtimin e dy shtëpive në fshatin Bubq.

Para kamerave ajo përsëriti edhe një herë faktin se paratë e mbledhura do të menaxhoheshin  nga ajo dhe se pret ende donacione që të ketë mundësi të ndërtoj edhe më shumë shtëpi.

“Do menaxhohen nga unë dhe jo nga qeveria. Është me të vërtetë për të ardhur keq me çfarë ka ndodhur këtu. Ndaj edhe unë erdha.

Nesër kam shfaqje në Çikago dhe  në ditën e pushimit erdha këtu. Mblodha para me fansat e mi, ndaj erdha të takoj familje Musa  të shoh shtëpinë. Jemi këtu me arkitektët dhe shpresojmë të mbledhim sërish para për të ndërtuar para edhe për dy shtëpi të tjera.

Deri tani kemi mbledhur para për dy shtëpi. Shpresoj të mbledhim sërish”-shpjegoi këngëtarja.

Këngëtarja me origjinë shqiptare la turin muzikor dhe u nis së bashku me babain e saj drejt Shqipërisë për të parë nga afër situatën e rëndë pas tërmetit të 26 nëntorit.

Ndërsa përmes një postimi në “Instastory”, Bebe tha se shëpia e parë që do të ndërtohet me fondet e mbledhura nga ajo do të jetë e familjes Musta.


Të ngjashme