Bebe Rexha duket provokuese në të kuqe, ndërsa merr poza me këmishë nate

Prishtinë | 04 Dhj 2020 | 17:37 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo ndan thuajse çdo ditë me fansat imazhe të ndryshme nga përditshmëria e saj, duke i mbajtur fansat të azhurnuar me çdo gjë që ndodh rreth saj.

Së fundmi, 31-vjeçarja publikoi për fansat e saj në rrjetin social Instagram disa fotografi mjaft provokuese.

Ajo ka pozuar me këmishë nate ngjyrë të kuqe, teksa ka realizuar disa poza mjaft atraktive në banjo dhe dhomën e saj të gjumit.

Flokët ngjyrë të kuqe dhe të ndezura i dhanë një pamje edhe më tërheqëse artistes, e cila ndiqet nga 10.6 milionë njerëz në Instagram.

Përndryshe, vetëm pak ditë më parë platforma më e madhe e muzikës në botë, SPotify, publikoi statistikat vjetore, ku rezultoi se Bebe Rexha është dëgjuar plot një miliardë herë brenda vitit 2020.

Të ngjashme