Bebe Rexha inspirohet nga Joe Biden: Ai është 78 vjeç dhe u bë president, mos u dorëzoni kurrë

Prishtinë | 21 Jan 2021 | 20:20 | Nga Ekonomia Online

Dje (e mërkurë) është bërë inaugurimi i Presidentit të 46-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.

Politikani i cili fitoi kundër Trumpit, është 78 vjeçar dhe ka arritur këtë titull presidencial pas kaq shumë vitesh.

E duket se një e arritur e tillë po shihet si frymëzim nga shumë prej emrave të njohur.

Ndër ta është edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, e cila ka shfrytëzuar këtë arritje të presidentit amerikan, për t’i motivuar fansat e saj përmes një statusi në rrjetin social Twitter.

“Thjesht dua t’ju njoftoj. Asnjëherë nuk është vonë për të ndjekur ëndrrat tuaja. Joe Biden është 78 vjeç dhe po bëhet president i Shteteve të Bashkuara sot. Mos u dorëzoni”, shkroi 31-vjeçarja në ditën e inaugurimit.

Kujtojmë që edhe vet artistja shqiptare ka kaluar në një sërë peripecish për të arritur ku është sot.

Ajo punoi për shumë vite në muzikë, teksa famën e arriti shumë më vonë duke shkruar këngën “The Monster” të Rihannës dhe Eminemit, nga ku më pas do të vazhdonte suksesshëm publikimin e shumë projekteve solo, që rezultuan të suksesshme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme