Bebe Rexha jep një tjetër lajm të mirë për shqiptarët

Prishtinë | 06 Dhj 2019 | 08:21 | Nga Ekonomia Online

Pas vizitës në Shqipëri, Bebe Rexha ka dhënë lajmin e mirë.

Këngëtarja Bebe Rexha iu gjend pranë popullit të saj pas tërmetit shkatërrues që tronditi Shqipërinë. Ajo u nis drejt vendit tonë dhe përzgjodhi dy familje për t’i rindërtuar shtëpitë pas tërmetit.

Bebe pa nga afër situatën e dhimbshme të shqiptarëve dhe dëgjoi kërkesat e tyre, ndërsa disa prej momenteve i ndau me ndjekësit e saj në Instagram.

Mirëpo, këngëtarja nuk e ka lënë me kaq. Gjatë një interviste për emisionin “Pasditja ime”, ajo rrëfeu se ka në plan të kthehet sërish në Shqipëri, kësaj here për të mbajtur një koncert. Gjithashtu, Bebe shprehu dëshirën për një bashkëpunim me Dua Lipën, Rita Orën dhe Ava Max, pasi së bashku bëjnë fuqinë e femrës.

Të ngjashme