Bebe Rexha ka një dedikim prekës për nënën e saj

Prishtinë | 17 Dhj 2018 | 13:21 | Nga Ekonomia Online

Bebe Rexha është artistja me prejardhje shqiptare që po gëzon famë ndërkombëtare.
Bebe Rexha është shumë aktive në rrjete sociale, ku përveç se poston gjëra që kanë të bëjnë me muzikën, ajo prek edhe tema të tjera, shkruan lajmi.net.

Së fundi, këngëtarja ka postuar disa statuse dedikuar nënës së saj dhe gjitha nënave në mbarë botën.

Ajo shkruan për gjitha detyrat që ka një nënë, përveç asaj të ushqimit të fëmijës së vet.

“Të rritësh një fëmijë nuk është vetëm të futësh ushqimin në gojën e tyre dhe t’i bësh çati mbi kokë. Ju do t’i edukoni ata, t’i mësoni keqardhjen, të drejtën nga e gabuara. Kjo është punë me orar të plotë”, ka shkruar Bebe ndër të tjera.

Ajo ka shtuar se nëna e saj i ka bërë të dy këto gjëra, madje tha se kjo është puna më rëndësishme që bëjnë të gjitha nënat.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme