Bebe Rexha kërkoi bashkëpunim të shqiptareve të famshme, Dua ia kthen me fjalët: Hajde shqipe

Prishtinë | 29 Jan 2019 | 16:30 | Nga Ekonomia Online

Bebe Rexha të hënën kërkoi një bashkëpunim ndërmjet këngëtareve të famshme shqiptare duke përfshirë, Rita Orën, Dua Lipën dhe Ava Max.

Këngëtarja me origjinë nga Dibra dëshiron që yjet me famë ndërkombëtare t’i bashkojnë forcat në një projekt të përbashkët.

“Dua një bashkëpunim me Dua Lipën, Rita Orën, Ava Max”, kishte shkruar Bebe në një postim në rrjetet sociale, duke e shoqëruar me ngjyrat kuq e zi.

Ndërsa pasi e ka parë këtë postim, këngëtarja nga Kosova, Dua Lipa, që jeton dhe peron në Angli, ia ka kthyer në mënyrë pohuese.

“Hajde shqipe”, ka shkruar në komentin e saj 23-vjeçarja duke e shoqëruar me simbole të shqiponjës me duar dhe një zemër.

Pritet të shihet se cila do të jetë përgjigja e dy këngëtareve tjera, Rita Ora dhe Ava Max. Tashmë të gjithë dimë për karrierën e 28-vjeçares Rita, derisa Amanda Ava Koci është një yll në ngritje.

Kënga e saj, “Sweet But Psycho”, është bërë një hit i madh botëror dhe pritet që 24-vjeçarja të ndjekë hapat e kolegeve tjera shqiptare në industrinë muzikore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme