Bebe Rexha kërkon burrë, Flori Mumajesi i shkon te dera

Prishtinë | 04 Jan 2019 | 10:19 | Nga Ekonomia Online

Është padyshim një nga artistët më të mirë në Shqipëri. Flori Mumajesi përveç vokalit të tij njihet dhe për sensin e humorit që vihet re në postimet në Instagram, apo dhe gjatë daljeve në publik.. e fundit në “Shiko kush luan”.

Mëngjesin e sotëm Flori duket të jetë zgjuar shumë në humor. Themi këtë pasi ai ka shpërndarë në instastory një postim ku shkruhet se Bebe Rexha është e dëshpëruar për një burrë, madje do ta gjejë sa më shpejt.

Flori nga ana tjetër e ka marrë shumë seriozisht këtë kërkesë të Bebes, dhe menjëherë i ka shkruar mesazh në Instagram.

“Tak tak… Hape derën, jam unë Burri (emoji në formën e zemrës) Më shpejt se kaq nuk mund të vija” shkruan ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme