Bebe Rexha kritikohet për veshjen në qilimin e kuq të “MTV EMA”

Prishtinë | 05 Nën 2018 | 09:02 | Nga Ekonomia Online

Mbrëmë është mbajtur ngjarja vjetore e muzikës për Evropë, e njohur si “MTV EMA”.

Shumë yje parakaluan në qilimin e kuq, ku u duartrokiten për dukjet e tyre, por kishe prej atyre që morën nota negative.

Një prej tyre që sipas “The Sun” ia ka huqur me veshjen ishte edhe këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha.

Ajo së bashku me aktoren amerikane, Lindsay Lohan kanë rënë në sy të kritikëve të modës për përzgjedhjen që kishin bërë në lidhje me këtë mbrëmje.

Këngëtarja jonë kishte veshur një fustan në ngjyrë të metalikut të markës Moschino, të cilën e kishte kombinuar me rrip të ndezur gjersa kishte si aksesor një gjerdan që nuk shkonte me dukjen e saj. Gjithashtu kishte të veshur edhe çizme të zeza që i mbulonte këmbët seksi të 27-vjeçares.

Po të njëjtën formë pothuajse ishte veshur edhe Lohan, por që i mungonin gjerdani dhe çizmet e thella.

Ndryshe, Bebe nuk ka arritur të triumfojë në kategorinë e këngës më të mirë, por fitoi zemrat e publikut me perfomancën që e shfaqi në skenë.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme