Bebe Rexha: Kur shkoj në shtëpinë e prindërve të mi, unë ende fle në dhomën time të vjetër ku jam rritur

Prishtinë | 14 Gus 2021 | 15:37 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja Bebe Rexha është një artistet më të famshme të muzikës pop në mbarë botën.

Ajo jeton në shtëpinë e saj në Los Angeles me të vëllanë, por është lindur dhe rritur te shtëpia e prindërve të saj në New York, përkatësisht në Staten Island.

Por pavarësisht të ardhurave të këngëtares që tashmë kapin shifrën e milionave, asgjë nuk ka ndryshuar sa i përket modestisë së saj.

Rexha në një intervistë të fundit për US Weekly, ka treguar se kur shkon te shtëpia e prindërve të saj në New York, ajo ende fle në dhomën e saj ku është rritur.

“Kur shkoj të vizitoj prindërit e mi, unë ende fle në dhomën e gjumit ku jam rritur”, ka thënë 31-vjeçarja për US Weekly.

Tutje, ajo ka treguar se nga babai i saj, Flamur Rexha, ka marrë zanatin e mbjelljes dhe kultivimit të bimëve dhe kjo është arsyeja se pse edhe në shtëpinë e saj luksoze në Los Angeles, ajo mbjerr një kopsht me perime.

Bebe Rexha ndërkohë është duek vazhduar të shijojë suksesin e albumit të saj më të fundit, “Better Mistakes”, të cilin e nxori në shitje në maj të këtij viti. 

Të ngjashme