Bebe Rexha merr çmim në iHeartRadio MMVA

Prishtinë | 28 Gus 2018 | 10:26 | Nga

Fituesit e iHeartRadio MMVA për vitin 2018 u zbuluan mbrëmjen e së dielës.

Me më shumë çmime në shtëpi shkuan Shawn Mendes dhe Drake.

Në event arriti që të sigurojë çmimin për bashkëpunimin më të mirë edhe këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha me këngën “Meant to Be”, të cilën e ka bërë me Florida Georgia Line.

Gjithashtu, Rexha ka dhuruar një performancë mahnitëse në këtë mbrëmje.

“Nata më e mirë ndonjëherë!!! Faleminderit iHeartRadio dhe të gjithë fansave të mi që më kanë votuar! Kemi fituar çmimin ‘Bashkëpunimi më i mirë’”, ka shkruar këngëtarja në Instagram.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme