Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Bebe Rexha po e feston suksesin e radhës.
Mbrëmë ajo i fitoi dy trofe të reja që e vlerësojnë punën e saj të madhe në skenën muzikore, bën të ditur “Express” i KTV-së.
Fjala është për shpërblimet “Radio Disney Music Awards” ku ajo u nderua me çmim, në kategoritë “Artistja më e mirë e re” dhe “Kënga më e mirë Country”.