Bebe Rexha merr vëmendjen me gjoksin atraktiv në pozat provokuese nga pishina

Prishtinë | 26 Qer 2022 | 15:18 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja shqiptare me renome botërore Bebe Rexha, ka qenë goxha pasive gjatë këtij viti.

Ajo nuk ka publikuar ende ndonjë projekt të ri muzikor që nga fillimi i vitit 2022, duke shijuar vetëm sukseset e albumit “Better Mistakes” që publikoi vitin e kaluar.

Mirëpo gjithsesi ajo në Twitter u ka dhënë sinjale fansave të saj se shumë shpejt do të sjellë për ta diçka të re.

Ndërkohë, 32-vjeçarja këto ditë duket se është duke shijuar disa ditë të mira pushimi me miqtë e saj.

Ajo ka publikuar në llogarinë e saj zyrtare në InstaStory disa imazhe, ku shihet duke u relaksuar në pishinën e shtëpisë së saj në Los Angeles.

Interpretuesja e hitit “Break My Heart Myself”, duket mjaft atraktive në bikini të zeza, teksa vë në pah gjoksin e saj atraktiv.

Ajo shquhet për linjat e saj të bujshme të trupit, për të cilat ka theksuar shpesh herë se nuk shqetësohet, përkundër komentvee negative që merr për peshën e tepërt.

Të ngjashme