Bebe Rexha në kërkim të burrit shqiptar

Prishtinë | 12 Kor 2016 | 10:37 | Nga

Ajo është ndër këngëtaret shqiptare më të përfolura në botë. Bebe Rexhën e ka ‘kapur’ dëshira për të patur një të dashur shqiptar përkrahë saj.

Ajo së fundmi është parë ‘në krahët’ e një prej aktorëve po ashtu me famë botërore, Blerim Destanit. Nuk dihet ende takimi mes tyre.

Ndoshta në të ardhmen do të kemi çiftin më të ri në showbizin shqiptar, pasi si Bebe dhe Blerimi janë single.

Foton e ka bërë publike në Instagram vetë aktori. “Gjithçka e të bërit në jetë është t’ja kalosh mirë. No broken heart”, shkruan Destani në Instagram, duke ju referuar këngës së fundit të Bebes.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme