Bebe Rexha: Ne shqiptarët nuk kemi pemë familjare, kemi pyll familjar

Prishtinë | 21 Dhj 2021 | 13:25 | Nga Ekonomia Online

Artistja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, tregon vazhdimisht se është krenare për prejardhjen e saj. Me një humor të vogël, ajo së fundmi ka folur për pemën e krishtlindjeve.

Ajo shpesh herë shfrytëzon rrjetet sociale pikërisht për këtë, dhe nuk hezito që të tregoi për këngën, ushqime dhe tradita shqiptare në përgjithësi.

32-vjeçarja postoi në InstaStory një thënie që lidhej pikërisht me këtë.

“Shqiptarët nuk kanë pemë familjare, ne kemi pyll familjar”, shkroi ajo.

Ndërkohë, ylli i muzikës aktualisht po shijon suksesin e këngës “Family” që solli së fundmi në bashkëpunim me David Guettan.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme