Bebe Rexha nxjerr në shitje albumin e parë

Prishtinë | 22 Qer 2018 | 13:42 | Nga

Bebe Rexha është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar.

Pas shumë këngëve dhe koncerteve anembanë planetit tokë, bukuroshja jonë ka nxjerr edhe projektin e ri.

Në fakt, këngëtarja ka publikuar albumin, i cili është edhe i pari në karrierën si këngëtare pasi që në të kaluarën ka ndihmuar shumë artiste tekste të këngëve.

“Expectations”, titullohet albumi i biondinës që mund të blihet apo shkarkohet në Spotify, Artist Store, Google Play dhe Deezer.

Bebe në album ka përmbledhur 14 këngë duke përfshirë disa nga këngët të cilat kohë më parë këngëtarja i publikoi si “Ferrari”, “I’m a Mess”, “2 souls on Fire”, “Meant to Be” dhe “I Got You”.

Ajo në lidhje me këtë rast kishte pohuar se tekstet kanë në prapavijë një rrëfim dhe të gjitha janë shkruar personalisht prej saj.

Theksojmë se këngëtarja albumi tashmë ka marr vlerësimet e para duke u renditur në dhjetë vende evropiane, duke përfshirë në Britaninë e Madhe.

Ndryshe, Rexha po punon edhe në projekte të reja të bashkëpunimit me artistë të ndryshëm ndërkombëtar.

Të ngjashme