Bebe Rexha tallet me Donald Trumpin në Instagram

Prishtinë | 09 Jan 2019 | 10:46 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja Bebe Rexha është njëra prej artisteve e cila ka bërë krenarë shqiptarët anë e kënd botës me të arriturat e saj.

Ajo është duke shijuar për momentin disa ditë të mira pushimi bashkë me familjen e saj në Aruba.

Rexha, e cila është e ndjekur nga mbi 7.2 milionë njerëz në rrjetin social Instagram, është mjaft aktive duke publikuar fotografi apo video të ndryshme nga përditshmëria e saj.

Jo të rralla janë rastet, kur ajo ndan me ndjekësit ndonjë imazh argëtues për ndjekësit e saj të shumtë.

Së fundmi, bukuroshja shqiptare ka vendosur të tallet paksa me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i cili rastësisht po shfaqej në televizorin përball artistes.

Rexha ka shfrytëzuar efektet e ndryshme të SnapChat, për ta nxjerrë fytyrën e presidentin sa më interesante dhe në shumicën e rasteve qesharake.

Imazhet e tilla kanë bërë për të qeshur shumicën prej ndjekësve të saj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme