Bebe Rexha thotë se familjarët kanë qenë gati duke e martuar kur ishte adoleshente, pasi shkuan për t’i kërkuar dorën

Prishtinë | 21 Maj 2021 | 11:07 | Nga Ekonomia Online

Bebe Rexha ka zbuluar se ishte pothuajse e martuar “kur ishte adoleshente”.

Këngëtarja 31 vjeçare, tha se kishte burra që kërkonin të ‘merrnin dorën e saj për martesë’, ndërsa shpjegoi se si në kulturën shqiptare që gratë priren të martohen ‘super të reja’, shkruan DailyMail.

Bleta (emri i vërtetë i këngëtares), nëna e së cilës, Bukurije Rexha, u martua në moshën 17 vjeçare, tregoi se si mamaja e saj ‘luftoi’ kundër traditave për ta ndihmuar atë të ndiqte karrierën e saj në industrinë e muzikës.

Bebe Rexha i tha The Daily Star: “Është ndryshe plotësisht tani, është shumë më moderne dhe gratë kanë më shumë të drejta dhe gjëra të tilla, por kur isha e re kishte fjalë për fjalë djem që përpiqeshin të merrnin dorën time për martesë. Ishte pjesë e kulturës”.

“Është si traditë, martohesh me një shqiptar dhe martohesh super e re dhe duhet të kesh fëmijë”, tha ajo.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

“Duke u rritur nuk më lejohej të kisha zë ose të flisja në tryezë dhe gjëra të tilla, por mamaja ime luftoi shumë për mua dhe ajo ishte si: ‘Vajza ime nuk do të martohet, çfarë dreqin është kjo’”, ka thënë 31-vjeçarja.

Rexha shtoi se ishte 23 vjeçe kur ajo dha puthjen e saj të parë, të cilën ajo e përshkroi si “shumë të keqe”.

Këngëtarja tani është dashuruar me regjisorin e njohur hollivudian, Keyan Safyari, 37 vjeç.

Çifti për herë të parë nxitën thashethemet për një lidhje në mars të vitit të kaluar, pasi u panë të kapur dorë për dore një natë në Los Angeles.

Në fillim të këtij muaji, Bebe Rexha u tregua e hapur në lidhje me seksualitetin e saj ‘të rrjedhshëm’, duke ngacmuar fansat se më parë ka pasur lidhje sekrete edhe me femra, madje me emra të famshëm.

“Ajo që unë besoj në lidhje me seksualitetin është kjo: është një shkallë”, i tha Bebe Rexha Revistës GayTimes.

“A kam dalë më parë me vajza? Po. A kam dalë me femra? Po, kam dalë, madje edhe me të famshme, por nuk po i përmend”, kishte thënë ajo.

Vitin e kaluar, Bebe e përcaktoi veten si ‘fluide’ në një intervistë të veçantë, duke thënë: “Unë thjesht dua të gjej dikë që e dua dhe që më do – dhe nuk më intereson nëse është një djalë apo vajzë”. 

Të ngjashme