Bebe Rexha: U rrita në një familje shqiptare, prandaj mund të përballoj çdo gjë

Prishtinë | 09 Qer 2021 | 15:26 | Nga Ekonomia Online

Bebe Rexha ka folur shpesh për origjinën e saj shqiptare jo vetëm në rrjetet sociale, por edhe në emisione të ndryshme ku është ftuar.

Këngëtarja me famë botërore tregoi pak kohë më parë se ashtu si shumica e familjeve shqiptare, edhe atë kanë dashur ta martojnë gjatë adoleshencës.

Artistja rrëfeu se ka qenë nëna e saj që nuk ka pranuar diçka të tillë dhe që i ka qëndruar gjithmonë në krah.

Ndërkohë, së fundmi, Bebe ka ndarë një tjetër status në Instastory, në të cilin shkruhet:

Do të shkruaj ‘jam rritur në një familje shqiptare’ në rezymenë time, kështu ata do ta dinë që unë mund të përballoj çdo gjë”.

Këngëtarja ka folur gjithashtu edhe për bullizmin që i bëhet online, e sidomos nga shqiptarët që duhet ta mbështesin më shumë.

Rasti i fundit ishte kur ajo publikoi një imazh me bikini të paedituar, në të cilin dukej trupi i vërtetë i Rexhës.

Mirëpo mes komenteve të shumta, kishte edhe nga ato ofendueset, si për shembull: “Si lopë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme