Bebe Rexha valvit flamurin e komunitetit LGBTI në koncertin e fundit

Prishtinë | 17 Dhj 2019 | 18:54 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka përmbyllur me sukses turneun e saj të koncerteve.

Ajo ka kënduar në mbi 70 koncerte në mbarë Amerikën e Veriut së bashku me trion e famshme, Jonas Borthers.

Koncerti i fundit u mbajt të hënën, ku të pranishëm ishin me mijëra persona të cilët u argëtuan me këngët e artistes shqiptare.

Bebe Rexha në fund të spektaklit vendosi t’i përshëndesë fansat, gjersa ngriti flamurin shumëngjyrësh të komunitetit LGBTI në skenë.

Ajo kishte shkruar një pjesë të tekstit të një prej këngëve të saj më të suksesshme “Meant to be”, ku ndër të tjerash citohen vargjet: “Nëse është e thënë të ndodhë, thjeshtë le të bëhet”.

“Turneu ka mbaruar”, ka shkruar këngëtarja 30-vjeçare në një fotografi të ndarë me ndjekësit e saj në InstaStory, përcjell telegraf.

Pavarësisht se ishte në mes të turneut të saj me shumë koncerte, Bebe Rexha gjeti pak kohë që të vijë në Shqipëri për të vizituar familjet e prekura nga tërmetet e fundit, ku me ç’rast edhe ka grumbulluar një donacion prej 100 mijë dollarësh që do të shkojnë për rindërtimin e shtëpive të tyre.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme