Bebe Rexha zbulon datën e publikimit të projektit të ri

Prishtinë | 07 Pri 2018 | 08:56 | Nga

Këngëtarja Bebe Rexha është artiste me prejardhje shqiptare që ka arritur famë në botë.

Ajo është vazhdimisht aktive me koncerte në vende të ndryshme të botës, ku mbledh rreth vetes numër të madh të publikut, shkruan lajmi.net.

Një javë më parë, këngëtarja ka publikuar projektin “Push Back”, në bashkëpunim me Ne-Yo dhe Stefflon Don.

Kënga është realizuar vetëm në versionin audio, ndërsa pa u ndalur ajo ka paralajmëruar projektin e ri.

Në llogarinë e saj në Instagram, Bebe Rexha ka shkruar “1 javë” duke shtuar edhe emojin me çelësin e muzikës, që nënkuptonte se javën e ardhshme do të publikojë projektin e ri, por nuk ka sqaruar detaje të tjera rreth tij.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme