Befasohet nga i biri për Ditën e Shën Valentinit, Adrola Dushi: Jam njeriu më i bekuar në botë

Prishtinë | 14 Shk 2021 | 10:24 | Nga Ekonomia Online

Shën Valentini apo Dita e të Dashuruarve festohet çdo vit me datën 14 shkurt.

Është dita kur njerëzit ia shfaqin dashurinë një personi tjetër përmes dhuratave të ndryshme, e po ashtu edhe në rrjete sociale.

Së fundmi modelja dhe prezantuesja nga Shqipëria, Adrola Dushi, është surprizuar nga djali i saj, Troi, për këtë ditë.

Ai i ka dërguar një mesazh, me anë të të cilit falënderon të ëmën për përkujdesjen dhe për atë që ka bërë për të.

“Unë nuk e di ku kam bërë aq mirë sa të meritoj një djalë si ti. Nuk më besohet që ti u rrite kaq shumë sa mua t’më vijë një mesazh i tillë. Jam njeriu më i bekuar në botë. Ti je gëzimi im”, ka shkruar ajo në një video të publikuar në Instagram.

Troi ndërkaq është djali i modeles shqiptare nga martesa e mëparshme me Adis Patushin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme