“Bëj fitnes, pastaj dil e veshur kështu”, Arbana i reagon ndjekëses

Prishtinë | 26 Maj 2021 | 17:18 | Nga Ekonomia Online

Moderatorja shqiptare, Arbana Osmani, ka publikuar së fundmi një fotografi në rrjetin social “Instagram”, e që një ndër komentet në atë fotografi duket se ka marrë vëmendjen e moderatorës.

Ajo është shfaqur me një kostum ngjyrë rozë, teksa ka pozuar pranë tulipanëve që i mori dhuratë.

Një ndjekëse i ka komentuar asaj, duke i thënë se duhet të bëjë palestër para se të zgjedh kostumet që vesh.

“Ban edhe pak fitness masanej del ashtu e veshur se te ka dal celuliti”, ka shkruar ndjekësja.

E që ky koment asaj i ra në sy, të cilit i replikoi moderatorja duke i thënë se kur një koment i tillë vjen nga një vajzë merr vlerë tjetër.

“Kur vjen nje koment i tille nga nje vajze merr vlere tjeter”, ka shkruar moderatorja.

Të ngjashme