Bëmë mama të të ngjaj, ikona e bukurisë Monica Bellucci pozon për herë të parë me vajzën e saj

Prishtinë | 06 Kor 2021 | 17:37 | Nga Ekonomia Online

Monica Bellucci ia ka trashëguar të gjithë bukurinë vajzës së saj, e cila është një kopje perfekte e së ëmës.

16-vjeçarja, Deva i është future botës së modelingut dhe pozon për marka të famshme si “Dolce Gabbana”. Së fundmi, ajo është shfaqur në kopertinën e “Vogue Italia” së bashku me të ëmën.

Me këto foto, ato padyshim që kanë tërhequr vëmendjen e të gjithëve për ngjashëmërinë e madhe.

Madje ish-bashkëshorti i Monicës, njëherazi dhe babai i Devës e ka publikuar foton e tyre në rrjete sociale.

“Affaire de famille”, ka shkruar ai përkrah fotos, duke treguar dy femrat e rëndësishme të jetës së tij.

Deva është fëmija i parë nga martesa e Monicës dhe Vincentit. Çifti kanë edhe një djalë 11 vjec, Leonie.

Kujtojmë se në janar të 2020-ës, Monica konfirmoi tërheqjen e saj nga prezantimi i Festivalit ët “Sanremo”-s.

“Z. Amadeus dhe unë u takuam muaj më parë duke përgatitur një projekt së bashku. Fatkeqësisht për arsye madhore ne nuk kemi arritur deri në fund. I uroj atij dhe ekipit të tij një festival të këndshëm dhe shpresoj për një shans tjetër në të ardhmen “, tha Monica Bellucci.

Asokohe, gazeta e përditshme italiane “Il Giornale” shkruante sot se i gjithë festivali do të ketë një kosto prej 18 milionë eurosh.

Të ngjashme