Ben Affleck rikthehet në rehabilitim

Prishtinë | 12 Nën 2018 | 14:06 | Nga Ekonomia Online

Ylli i Hollywoodit, Ben Affleck, është rikthyer sërish në qendrën e rehabilitimit për të vazhduar kurën e tij kundër alkoolit, shkruajnë The Sun dhe Daily Mail.

Sipas mediave, 46-vjeçar fituesi i Oskarit u tha miqve të tij se ‘beson se ka nevojë për disa muaj të tjerë trajtimi për të qenë në rregull’.

Një burim i afërt me aktorin është shprehur se: ‘Ai do të kurohej në shtëpi, por ai u kthye në spital, ku do të qëndrojë shumicën e netëve në klinikë’.

Javën e kaluar u bë e ditur se Afflecku më në fund e pranoi divorcin e tij me aktoren Jennifer Garner, nënën e 3 fëmijëve të tij.

Pavarësisht se janë ndarë disa vite më parë, Garneri vazhdon të jetë një mbështetje e madhe për aktorin në trajtimin e tij për të fituar luftën kundër alkoolit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme