Beniada sërish me skena provokuese në Big Brother VIP, ia tregon të pasmet maskotës së ariut

Prishtinë | 13 Jan 2022 | 17:35 | Nga Ekonomia Online

Në shtëpinë e Big Brother VIP është futur një maskotë.

Një person i veshur me maskotën e një ariu, është futur në shtëpinë më të famshme në Shqipëri për të provokuar dhe ngacmuar banorët në kuadër të provës javore.

E teksa ka krijuar një situatë ndryshe në BBV, duket se një nga banoret ka vendosur gjithashtu ta provokojë “banorin” e ri.

Në një moment, kamerat kanë transmetuar çastin kur modelja Beniada Nishani ngrihet në këmbë në dhomën e gjumit dhe ia drejton të pasmet maskotës.

Ajo ngrit fustanin e saj lartë, duke zbuluar kështu në tërësi të pasmet, si një shenjë ngacmimi ndaj ariut të sapo futur në shtëpinë e Big Brother VIP.

Që nga fillimi i spektaklit, Beniada është shquar si një prej banoreve më tërheqëse dhe pozitive brenda shtëpisë.

Në anën tjetër, televotimi për të eliminuarin e radhës vazhdon, ku një prej tre banorëve: Ilirit, Eltonit ose Arbërit, do të lërë shtëpinë të premten.

https://v16-web.tiktok.com/video/tos/useast2a/tos-useast2a-pve-0068/e5a82d957a4d438f8aa7fb9c8c341b11/?a=1988&br=2260&bt=1130&cd=0%7C0%7C1&ch=0&cr=0&cs=0&cv=1&dr=0&ds=3&er=&expire=1642113227&ft=wUyFfFLgkag3-I&l=202201131633260102230650521F2AA3C8&lr=tiktok_m&mime_type=video_mp4&net=0&pl=0&policy=3&qs=0&rc=MzVtbzU6ZjVvOjMzNzczM0ApNTQzODtnZWVpN2k0OTU8O2dgY25qcjRvbWNgLS1kMTZzc14vYGJeX2JhXmJiYzMyXjA6Yw%3D%3D&signature=83974cd718df3a610650fbdd753b1b05&tk=0&vl=&vr=

Të ngjashme