Bertan Asllani i jep fund beqarisë, ja kush është fatlumja

Prishtinë | 23 Gus 2020 | 19:45 | Nga Ekonomia Online

Për vite të tëra ai nuk është më pjesë aktive e muzikës shqiptare por Bertan Asllani ende mbahet mend.

Këngëtari shqiptar nga Maqedonia shpesh krijon lajm me sukseset e tij në karrierën si aktor në Turqi apo edhe për këngët e reja, siç ishte rikthimi me “Fluturojmë”.

Kësaj radhe, rolet filmike e as projektet muzikore nuk janë zhvillimi më i fundit.

Nga jeta sentimentale e Asllanit ka të reja! Ai i ka propozuar të dashurës së tij shumëvjeçare, aktores turke Hazall Senell pasditen e sotme.

“Deri në fund” – ka qenë mbishkrimi në fotografinë me unazat dhe lumturinë e çiftit për zhvillimin.

Të ngjashme