Bes Kallaku: Është më mirë të jesh afgan në Shqipëri sesa shqiptar

Prishtinë | 20 Sht 2021 | 08:03 | Nga Ekonomia Online

Moderatori dhe aktori i njohur, Bes Kallaku, në sezonin e dytë të “Kosheres” që ka filluar mbrëmë, në monologun e tij, u ndal tek një temë që ka qenë mjaft e diskutuar kohëve të fundit në Shqipëri.

Aktori bën një krahasim të situatës dhe problemet me të cilat përballen qytetarët shqiptarë dhe afganëve që ndodhen në Shqipëri prej disa javësh.

“Më mirë të jesh afgan në Shqipëri, se sa të jesh shqiptar në Shqipëri. Se po të jesh afgan rri në hotel me pesë yje, shqiptarit i rritet çmimi i bukës dhe nuk i bjer në mend fare për këtë punë. Po të jesh afgan në Shqipëri, të ruan Policia e Shtetit ndërsa po të jesh shqiptar edhe po të kesh urdhër mbrojtje vijnë të rrahin, të vrasin”.

“Po të jesh afgan në Shqipëri ke shpresë se mund të marrësh vizë amerikane dhe mund të të çojnë për Amerikë kurse po të jesh shqiptar vizë amerikane jo e jo por ke frikë se mos merr ndonjë non grata. Po të jesh afgan tek hoteli me pesë yje bën festa dhe party, kurse po të jesh shqiptar dhe në ditën tënde më të bukur të dasmës, vjen policia ta mbyll dasmën në 10 të natës”

“Po të jesh afgan vazhdon tek hoteli me pjesë yje se paguan shteti kurse po të jesh shqiptar, edhe pse të ka shembur tërmeti shtëpinë, vazhdon të rrish në çadër akoma duke parë yjet në qiell. Ndërkohë që për të gjithë afganët çdo gjë është falas, për shqiptarët është vetëm vaksina”, ka thënë ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme