Besa Kokëdhima me këngë të re

Prishtinë | 05 Mar 2019 | 08:11 | Nga Ekonomia Online

Vitin e kaluar e kishte sjell këngën më të fundit që u prit mirë prej fansave dhe opinionit.

E kohët e fundit ishte më aktive me publikimin e imazheve të ndryshme në rrjetet sociale se sa në botën e muzikës.

Por, duket se këngëtarja Besa Kokëdhima ka vendosur që të vijë më në fund me projektin e ri muzikor para adhuruesve.

Kështu së paku ka bërë të ditur vetë bukuroshja përmes llogarisë personale në Instagram teksa ka zbardhur disa detaje rreth këngës së re.

“La la la”, titullohet krijimtaria e re e zeshkanes, të cilën do ta publikojë gjatë ditëve të javës së ardhshme (15 mars).

Ajo nuk ka dhënë më shumë detaje rreth videokëngës së re duke lënë që me kohë të na befasojë.

Ndryshe, Kokëdhima ka paralajmëruar se këtë vit do të sjell edhe disa këngë të reja si dhe do të mbajë disa koncerte.

View this post on Instagram

New video out 15.03.2019 ?? #lalala

A post shared by Besa (@besaofficial) on

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme