Besi tregon arsyen pse e mbajtën të fshehtë shtatzëninë e Xhensilës

Prishtinë | 29 Pri 2018 | 13:59 | Nga

Lajmi i shtatzënisë së Xhensilës nuk e çuditi publikun, pasi prej shumë kohësh ky lajm qarkullonte nëpër media. Vetëm se çifti gjithmonë e mohonte këtë gjë. Spekulimet pse ata nuk e pranuan deri në muajin e pestë ishin të shumta, por më në fund Besi ka folur publikisht rreth kësaj gjëje.

Dhe jo, nuk ishte për vëmendje ashtu si aluduan shumë. “Ka disa gjëra që mbahen për vete. Nuk mund të dilnim që ditën e parë të thoshim është shtatzënë. Plus dihet që 3-4 muajt e parë janë të sikletshëm për femrën. Këto kanë qenë edhe këshillat e mjekut”, -është shprehur Besi për emisionin “Një kat më lart” në IN tv.

Në fakt, kjo është edhe arsyeja pse shumë njerëz zgjedhin ta mbajnë sekret shtatzëninë deri sa muajt e vështirë të kalojnë. Po ashtu, Besi ka folur edhe për momentin kur Xhensila i ka dhënë lajmin e shtatzënisë dhe është shprehur se emocionet në atë moment ishin të pakontrollueshme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme