Besnik Qaka këndon edhe në dasmën e tij (Foto)

Prishtinë | 30 Sht 2017 | 23:33 | Nga

Lideri i grupit NGR Band, Besnik Qaka dashurinë e tij me Lola Begollin po e kurorëzon sonte.

Kjo natë për çiftin sigurisht që është ndër të paharruarat, ndërkohë që në dasmën e tyre ka një numër të madh të të ftuarve.

E në mesin e tyre, e pikërisht në dasmën e tij, Besniku nuk e la as sonte mikrofonin anash, ai këndoi duke vallëzuar me bjondinën bukuroshe. Kështu të paktën shihet në disa fotografi të publikuara në internet.

Ajo që vërehet nga fotografitë është se çifti i ri duket mjaft bukur. Rikujtojmë që Besniku u fejua me Lolën në gusht të këtij viti, përderisa lidhjen e tij publike e bëri pak muaj më parë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme