Besnik Qaka publikon në shqip dhe në një version më ndryshe këngën “Relacion”

Prishtinë | 18 Tet 2020 | 16:25 | Nga Ekonomia Online

Ashtu siç kishte paralajmëruar, vokalisti i grupit Nrg Band, Besnik Qaka, ditën e sotme (e diel) lansoi projektin e ri muzikor.

Ai ka realizuar remiksin e këngës ‘Relacion’, të interpretuar nga Rosalia, Sech, Daddy Yanke, J Balvin dhe Farruko.

Qaka ka sjell këtë në gjuhën shqipe, derisa për tekstin është përkujdesur Nurteel dhe Ghulo.

Ndërkohë, projekti vjen i shoqëruar me një video të veçantë dhe si protagoniste në klip është balerina Aulonë Nuhiu.

Videoja atraktive i është besuar produksionit të njohur, “BUG Production”.

Besniku merr vëmendje të madhe me vokalin e tij dhe ky interpretim i mahnitshëm ka arritur të pëlqehet edhe nga fansat e publiku.

Të ngjashme