“Besojeni ose jo, nuk më intereson”, prezantuesja shqiptare thotë se i ka shkruar Kristiano Ronaldo

Prishtinë | 11 Jan 2022 | 12:33 | Nga Ekonomia Online

Alesia Bami ka lëshuar së fundmi një tjetër deklaratë të fortë.

Teksa ishte pjesë e një loje me pyetje-përgjigje në një emision televiziv, ajo zbuloi një detaj që u duk i pabesueshëm edhe nga të pranishmit në studio.

Gjatë lojës Alesia zbuloi diçka nga jeta e saj private. Ajo duhet të tregonte emrin e një futbollisti që i kishte shkruar disa herë, ose kushte dalë për darkë.

“Betohem është njëri, por nuk ja mbaj mend emrin”, tha ajo.

Por më pas, shtoi me shaka se i kishte dërguar mesazh ylli i futbollit, Kristiano Ronaldo.

“Ju ose besojeni ose jo, nuk më intereson. Unë përgjigjen time do e jap, Kristiano Ronaldo”, tha ajo.

Kaq mjaftoi dhe në studio shpërthyen të qeshurat, derisa askush nuk e besoi deklaratën e saj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme