“Best Friend”, kënga më e re nga Seven Saraqi

Prishtinë | 10 Gus 2020 | 21:08 | Nga Ekonomia Online

Këngëtari Seven Saraqi së fundmi ka prezantuar projektin e ri muzikor.

“Best Friend” titullohet kënga e re e tij, të cilën e ka sjellë në gjuhën angleze pasi tash e një kohë po synon debutimin në tregun muzikor ndërkombëtar.

Artisti, i cilli prej vitesh është zhvendosur në Amerikë, projektin e ka shoqëruar me një video mjaft atraktive dhe të veçantë.

Producimin e ka bërë Peter Madana, teksa këngën tashmë e gjeni të plotë në kanalin YouTube.

Ndërkohë me t’u publikuar kënga, reagimet e fansave ishin të menjëhershme dhe tejet pozitive.

Seveni përndryshe gëzon projekte të suksesshme me emra të njohur të estradës përfshirë duetin me Argjentina Ramosajn “Pa ty”, “Maria” në bashkëpunim me Tunën, “Lej Foret” me Noizyn etj.

Të ngjashme